MENU
klinika

Arsyeja

Kili kërkesë FIFA-s: Përjashtoni Ekuadorin nga Botërori!

05.05.2022 - 20:02

Një nga mungesat e mëdha në Katar 2022 do të jetë sigurisht Kili. La Roja nuk ka arritur të kualifikohet duke dalë e shtata në grupin kualifikues, por Federata Kiliane e Futbollit ka paraqitur te FIFA një kërkesë për përjashtimin e Ekuadorit.

Arsyeja? Një shkelje e mundshme e rregullores e shkaktuar nga aktivizimi i Byron Castillo, lojtar që duket se ka përdorur një datëlindje false, duke deklaruar moshë dhe kombësi të ndryshme nga ato të vërtetat.

“Mbi bazën e të gjitha informacioneve dhe dokumenteve të mbledhura, faktet janë shumë të rënda dhe duhet të hetohen deri në fund nga FIFA”, – lexohet në komunikatën për shtyp të federatës së Kilit.

“Ka shumë prova që tregojnë se lojtari ka lindur në Kolumbi, në qytetin e Tumako, më 25 korrik 1995, dhe jo më 10 nëntor 1998 në Ekuador. “Hetimet e zhvilluara në Ekuador, duke përfshirë edhe një raport ligjor të Drejtorisë Kombëtare të Regjistrit Civil, kanë konfirmuar ekzistencën e pasaktësive në certifikatën e lindjes të paraqitur nga lojtari dhe kanë thënë se ky dokument nuk ekziston duke arritur në përfundimin se mund të jetë false”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN