MENU
klinika

Donaldi dhe Romeo janë arsyeja...

Klea Huta i kërkon “divorcin” në emision Elgit Dodës

28.05.2022 - 10:14

Elgit Doda dhe Klea Huta si duket kanë pritur emisionin e sotëm të “Më lër të flas”,  për t`i dhënë drejtim disa problemeve në cift.

Misioni i Kleas për sot ka qenë të lajë hesapet me vëllezërit Veshaj të cilëve u ka kërkuar llogari dhe i ka akuzuar se i kanë marrë peng burrin. Klea tha se e ka marrë malli ta shohë Elgitin në shtëpi. Si “ndëshkim” ajo e vuri këngëtarin para një zgjedhje super të vështirë të cilit i tha të zgjidhte mes asaj dhe vëllezërve Veshaj.

Elgit Dota ka zgjedhur të grisë letrën e “divorcit”, duke mos u ndarë nga asnjëri prej tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Klea Huta: “E vërteta është që bashkëshortin tim nuk e shoh më në shpi jo vetëm për shkak të koncerteve por per shkak të këtyre të dyve, ia kam thënë shumë shpesh që do të firmosësh diçka, dhe sot i kam sjellë letrën e divorcit.”

Elgit Doda: “Hajde bjemi.”, tha Elgiti me shaka.

Klea Huta: “I kam thënë që nëse e nënshkruan letrën do të ndahesh me mua dhe do të rrish me ata të dy, nëse nuk e nënshruash do të rrish me mua.”

Elgit Doda: “E grisim letrën.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN