Nga Romaric Godin /“Festa” në tregun e kriptomonedhave duket se ka mbaruar. Më 16 maj, stoku i tij më përfaqësues, Bitcoin i famshëm, humbi thuajse 28 për qind të vlerës së tij në krahasim me fundin e muajit marsit, duke rënë në 29.500 dollarë.
Krahasuar me maksimumin e saj të të gjitha kohërave më 8 nëntor 2021, 68.000 dollarë, vlera e kriptomonedhës kryesore ka rënë me 57 për qind. Madje më 11 maj, ra nën pragun e 29.000 dollarëve, diçka që nuk ishte parë që nga 30 dhjetori i vitit 2020.
Për më tepër, kjo rënie është një dukuri e përgjithshme tek të gjitha kriptomonedhat. Edhe vlera e ylli tjetër të këtij tregu, Ethereum, ra në nivelin e tij më të ulët 10-mujor, 2.014 dollarë më 13 maj, 58 për qind më pak sesa në nëntor 2021. Në total, ky treg u zhvlerësua nga 3.300 në 1.300 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë.
Sigurisht, kjo krizë nuk është e para në llojin e vet. Në prill 2021, pas masave shtrënguese ndaj kriptomonedhave nga autoritetet shtetërore kineze, Bitcoin humbi deri në 56 për qind tëvlerës brenda 3 muajsh, duke rënë nën 30.000 dollarë në qershor 2021. Ai e mori veten, duke arritur vlerën rekord nëntorin e vitit të kaluar.
Historia kishte konfirmuar besimin e palëkundur të avokatëve të kriptomonedhave mbi vlerën e tyre. Dukej se ato e kishin kaluar testin, dhe ishin në gjendje të përballonin çdo gjë. Por nëmajin e këtij viti, gjithçka u shemb përsëri.
Dhe kjo ka mjaftuar për të konfirmuar natyrën e paqëndrueshme të këtyre letrave me vlerë, të afta të humbin 56 për qind të vlerës së tyre në një vit, të rifitojnë 100 për qind të vlerës, dhe tëhumbin sërish më shumë se gjysmën.
Kjo lloj paqëndrueshmërie, tregon gjithashtu se kriptomonedat nuk janë në fakt ato që pretendojnë mbështetësit e tyre:ari modern, një strehë e sigurt që mund të të mbrojë nga inflacionit dhe manipulimi monetar që kryejnë shtetet kombëtare.
Ishte një vendim i Kinës në vitin 2021, ai që shkaktoi kolapsin e parë. Këtë herë ishte rritja marramendëse e çmimeve të konsumit:hipoteza është se shtrëngimi i politikave monetar (nga disa Banka Qendrore të rëndësishme, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për të frenuar inflacionin) i privon kriptomonedhat nga kushtet e nevojshme për zgjerimin e mbështetjes tek to.
Njëkohësisht, inflacioni ka nxitur edhe shitjen e monedhës dixhitale, për të blerë letra me vlerë më të qëndrueshme, pra që janë të afta të përballen me rritjen e çmimeve. Miti libertarian i kriptomonedhave, është shembur si një shtëpi letrash.
Shumë larg konkurrencës me monedhat tradicionale, këto letra me vlerë janë instrumente financiare thjesht spekulative, dhe kësisoj shumë të ndjeshme ndaj rrethanave financiare të kushtëzuara. Meqenëse financat janë “droguar” me ”injeksionet masive të likuiditetit” të bankave qendrore që nga viti 2008, kriptomonedhat nuk janë një mbrojtje kundër manipulimit të tregut, por më tepër një pasojë e tyre.
Vlen të theksohet se kjo situatë nxjerr në pah disa argumente interesante:monedhat dixhitaleqë duhet t’i kishin shpëtuar kontrollit dhe manipulimit të autoriteteve publike, rezultuan të ishin një flluskë e fryrë nga bankat qendrore.
Kësisoj rithimi i inflacionit, luajti rolin e vendosësit të drejtësisë:shumica e aktorëve besonin se rritja e çmimeve dhe shtrëngimi i mundshëm monetar, ishin kambana e alarmit që shënoi fundin e rritjes së kriptomonedhave,dhe se ishte koha për të mbledhur fitimet kapitale.
Pra pas disa javësh, kriptomonedhat ndoqën tendencën e pashmangshme rënëse duke utërhequr nga tregjet financiare, veçanërisht ato të aksioneve të kompanive teknologjike. Por këtë herë problemi duket shumë më serioz. Më 10 maj, rezultatet tremujore të Coinbase, platforma kryesore e shkëmbimit të kriptomonedhave, treguan një rënie në vëllimet e transaksioneve, si të përdoruesve ashtu edhe të fitimeve, edhe pse midis janarit dhe marsit 2022, çmimet kishin rënë nga nivelet maksimale të nëntorit 2021.
Kjo tregonte se kriptomonedhat po dalin nga “moda”. Se ato e arritën maksimumin e tyre për sa i përket interesit. Rënia e javëve të fundit përbën një këmbanë tjetër alarmi. Ajo dëshmon se disa nga shtyllat e tregut spekulativ të kriptomonedhave janë në fakt shumë të brishta.
Rënia e fundit do të lerë shumë gjurmë. Në radhë të parë, sepse edhe nëse ndërhyrja e ka rikthyer pjesërisht barazinë, kapitalizimi i aksioneve ka pësuar një rënie të mprehtë:10 për qind në një javë, e barabartë me 8 miliardë dollarë. Por më e rëndësishmja është të kuptojmë nëse kolapsi i kriptomonedhave, do të ketë një efekt domino në pjesën tjetër të sistemit financiar.
Më pas do të kishim një lloj reagimi:kolapsi i tregjeve do të prodhonte kolapsin e kriptomonedhave, të cilat nga ana e tyre do të përshpejtonin rënien e tregjeve, duke rënduar mbi fitimet e sektorit financiar. Kjo është mënyra se si shkaktohen shpesh spiralet që çojnëmë pas në shembjen e gjithë sistemit financiar.
Deri më tani, rregulli parashikonte që kriptovalutat operonin në një botë mjaft të mbyllur, pra me një mundësi të reduktuar nga “infektimi” nga krizat e tjera. Por muajt e fundit, rritja e vlerësimeve mbi këtë treg ka tërhequr gjithnjë e më shumë investitorë, përfshirë edhe ata institucionalë, të cilët donin një pjesë të fitimeve në këtë treg.
Por në financat moderne, ekspozimet direkte nuk janë gjithmonë përfaqësuese të rrezikut. Rënia e kriptomonedhave mund të gjenerojë fillimisht një valë pasigurie dhe paniku global, që mund të infektojë edhe tregje të tjera. Dhe do të preken më shumë se të tjerat.
Natyrisht sot të gjithë i kanë sytë tek El Salvadori, vendi i Amerikës Qendrore i udhëhequr nga Najib Bukele, një president i fiksuar pas kriptomonedhave. Pasi e bëri Bitcoin monedhën zyrtare të vendit së bashku me dollarin, qeveria promovoi masivisht përdorimin e tij vitin e kaluar.
Tani ambicia e tij tani është të krijojë një qytet Bitcoin, pra një qytet pa taksa, ku energjia e nevojshme për procesin e nxjerrjes së kriptomonedhave, do të merret nga energjia e një vullkani aktiv. Bukele, qeveria e të cilit ka shumë tipare autoritare, nuk po dekurajohet aspak nga rënia e vlerës së Bitcoin në tregje.
Përkundrazi, ai e sheh situatën si një mundësi për të blerë më mirë kriptomonedhat. Në fillim të majit, fondi sovran salvadoran e bleu 1 Bitcoin për më shumë se 30 mijë dollarë. Por humbjet e akumuluara nga El Salvadori në këtë treg arritën në 40 milionë euro.
Problemi është se që kur vendi e filloi këtë eksperiment, ai ka humbur aksesin në tregjet financiare të dominuara nga dollari, që mbetet monedha më e përdorur në vend (El Salvadori hoqi dorë nga monedha kombëtare në vitin 2001). Dhe deficiti tregtar rëndon edhe mbi rezervat e vendit.
Tani pyetja që lind është nëse, duke pasur parasysh humbjet e kaluara dhe të ardhshme në Bitcoin, El Salvadori do të jetë në gjendje të respektojë afatin e ardhshëm të shlyerjes së borxhit, duke paguar këstin prej 800 milionë dollarësh në janarin e vitit 2023.
Sipas agjencive edhe nëse qeveria e respekton këtë afat, presioni mbi financat publike do të mbetet i lartë. Kjo krizë dhe rasti i El Salvadorit, mund të zbehë tundimin e shumë vendeve në zhvillim për t’i shpëtuar sistemit financiar ndërkombëtar përmes kriptomonedhave. Disa javë më parë, Republika e Afrikës Qendrore ndoqi shembullin e El Salvadorit.
Por siç tregon rasti i vendit të Amerikës Qendrore, kjo shpresë është një iluzion i rremë.
Ajo jo vetëm që e ekspozon edhe më shumë Republikën e Afrikës Qendrore ndaj veprimit të spekulatorëve, por nuk e lejon atë të çlirohet nga varësia e saj nga dollari dhe tregjet financiare ndërkombëtare.
Në përgjithësi, kolapsi i kriptomonedhave është një lajm i mirë për mjedisin. Prodhimi i këtyre monedhave dhe operacionet financiare me këto mjete, kërkojnë një konsum shumë të lartë burimesh dhe energjie, përkundrejt një dobishmërie shumë të ulët. Ky aktivitet harxhon aktualisht 0.55 për qind të prodhimit botëror të energjisë.
Mund të duket një shifër e vogël, por në realitet është shumë, veçanërisht në një botë që prej kohësh ka hyrë në një krizë të tmerrshme energjetike dhe që po përpiqet me çdo mënyrë të reduktojë konsumin.
Me shpërthimin e flluskës, kriptovalutat shfaqen për atë që janë në të vërtetë: një përpjekje për të mbështetur përfitimin global nga sistemit kapitalist, që i është nënshtruar një krize të thellë në sistemin e prodhimit që nga viti 2008, siç e thekson edhe ekonomisti MajkëllRoberts. Rënia e kriptomonedhave, është vetëm një kapitull i kësaj krize sistematike. /”Mediapart” – Bota.al