MENU
klinika

Iu përgjigjet akuzave

Kopjoi fustanin e Ronelës? Niko Komani bën deklaratën e fortë

28.05.2022 - 10:13

Niko Komani ka dhënë deklaratën shokuese mbi lajmin e shumëpërfolur të kopjimit të veshjes së Ronelës. Si duket Niko ka zgjedhur një situatë të ngjashme gjatë emisionit “Style Star” për të thënë fjalën e tij. Në një postim në Instagram Niko nuk e ka bërë tag njërën prej pjesëmarrësve e cila u shpreh se ishte shumë e mërzitur nga situata.

Pjesë nga debati:

“Pse nuk e kishe bërë tag Elisjanën?“-e ka pyetur Kiara. 

“Është si ajo gjëja. Pse e ke kopjuar veshjen e Pedros. Më donte trapi ta kopjoja”– i është përgjigjur Niko.

Në emisionit ai ka folur edhe për eksperiencën e tij në Eurovizion duke e konsideruar atë si më të bukurën e jetës së tij.

“Vija natën pas gjithçkaje, qaja se më mungonit(drejtuar Kiara Titos). Ka qenë një eksperiencë e pakrahasueshme. Një nga ekperiencat më të bukura të jetës time. Dhe më vjen mirë që e ndava në të njëjtin vit që unë ndaj një nga projektet më të bukura, Style Star. I kisha të dyja në të njëjtin vit dhe isha shumë i lumtur për këtë gjë. Uroj t’ju kem bërë krenar me gjithë gjërat e bukura dhe jo të bukura”- rrëfeu Niko.

Kujtojmë se gjithë polemika nisi me një status ku Pedro postoi një foto të Ronelës në Instagram me veshjen e kopjuar dhe një tjetër që tregonte krijimin e tij.

“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll! Faleminderit”, ka qenë dhe reagimi i parë i Komanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka kopjuar veshjen? Reagon Niko Komani

Po tani për çfarë e akuzuan Ronela Hajatin?

Vip-at nuk ja dalin dot pa të...

Niko Komani, ikona e modës shqiptare!


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?