MENU
klinika

Mposhti Apoloninë

Korabi në finale të play-off, një hap larg Superligës

23.05.2022 - 18:56

Korabi kalon në finale të play-off për ngjitjen në Superiore, duke mundur 3-2 Apoloninë në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra dibrane, pasi mposhti Tomori, kalon edhe fierakët dhe tashmë do të ndeshet me Egnatian në Rrogozhinë.

Korabi gjeti rrjetën që në minutën e parë me një gjuajtje të Gecit nga jashtë zonës, më saktë në sekondën e 35-të. Por barazohen shifrat menjëherë! Smaçi nga e majta shërben në qendër për Krasniqin, i cili nuk fal dhe vendos baraspeshën në minutën e pestë. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën, Sokol Mziu gjen golin e avantazhit në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Marku në 80’ con rezultatin në 3-1. Edhe pse me 10 vetë në fund, Korabi mbron avantazhin, pavarësisht se në limite pëson një gol. Tashmë dibranët do të përgatiten për finalen e madhe.