MENU
klinika

Mes viteve 1893-1899...

Kruja e dokumentuar nga ish-konsulli francez

18.05.2022 - 11:22

       Gjatë punës në shërbimin e jashtëm francez, diplomati dhe shkrimtari francez, baroni Zhyl Aleksandrë Teodor Dëgran (Jules Alexandre Théodore Degrand, 1844-1911), mblodhi shumë fakte dhe pamje ekskluzive. 

Ndërsa në vitet 1893-1899, baroni Dëgran ishte konsulli francez i Shkodrës, shfaqi një interes të madh për historinë e rajonit, ku veçonte parahistorinë dhe antikitetin. Ai vizitoi kalatë, kishat mesjetare dhe gërmimet në vend, duke shënuar gjithë çfarë vëzhgoi dhe mësoi rreth historisë, nga njerëzit që takoi.

Pas largimit nga Shqipëria, dy vjet më vonë, ai do të botonte librin “Souvenirs de la Haute-Albanie” (Kujtime nga Shqipëria e Epërmë), Paris 1901, një udhëpërshkrim i dokumentuar deri në detaje i Veriut të Shqipërisë, shoqëruar me fotografitë e jashtëzakonshme.

Objektet që gjeti në nekropolin e kalasë së Dalmacës dhe në varret ilire të Komanit, aktualisht ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në “Saint Germain en Laye” pranë Parisit.

 

 

1. Kruja

2. Përforcues për pjesën e sipërme të tendës, gjetur në Krujë

3. Foto e kështjellës së Krujës, ana lindore.

Fotografitë, nga libri i lartpërmendur: albanianphotography.net, nga albanologu kanadez Robert Elsie (1950-2017)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa pak dimë për gruan e rrallë

Andronika, princesha e denjë arbërore


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit