MENU
klinika

Shtangistja shqiptare mori 3 medalje

Kryeministri Rama uron kampionen e Evropës

29.05.2022 - 20:41

Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli, për fitoren në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij në Facebook, videon e provës së fundit të sportistes shqiptare në stilin e shtytjes ku Veli ngriti 113 kg.

Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg.

Peshëngritësja shqiptare u shpall Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa mori medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkëlqen shtangistja shqiptare

Evangjeli Veli merr 3 medalje në Evropian


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon