MENU
klinika

Serie A, Java 38

Kumbulla fiton derbin me Berishën, Roma siguron Evropën

20.05.2022 - 22:44

Kur na ndajnë edhe 5 ditë nga finalja e Tiranës, Roma, finalistja e Conference League, siguroi sonte në javën e fundit pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm. Verdhekuqtë fituan 0-3 në fushën e Torinos.

Skuadra e Jose Mourinho iu afrua golit të avantazhit në minutën e 19-të, kur pas një krosi nga këndi Marash Kumbulla me kokë e çoi topin drejt portës. Etrit Berisha ishte vendimtar me devijimin e tij, por u dorëzua më pas.

Tammy Abraham në minutën e 33-të e mposhti me një goditje brenda portës dhe për Romën nisi festa. Portieri i kombëtares shqiptare në fundin e pjesës së parë shkaktoi një penallti dhe sulmuesi anglez në mes të portës realizoi. Berisha u mundua ta ndalte, por pa sukses.

Torino u mundua të bënte diçka për ta hapur ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë. Belotti provoi, por e çoi topin pranë shtyllës pingule. Më pas Roma fitoi një tjetër penallti dhe kapiteni Manuel Pellegrini nuk gaboi. Mbyllet 0-3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN