MENU
klinika

"Të ndarë e kam mendjen unë..."

Kur kanë vendosur të bëhen prindër Einxhel dhe Dagz?

24.05.2022 - 10:18

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më me shumë vëmendje këto kohë. Ata janë gjatë gjithë kohës bashkë që kur kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Së fundmi dy DJ, PM dhe Dagz kanë qenë të ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”. Ata kanë folur për jetët e tyre personale si dhe projektet në sferën profesionale.

Mirëpo, gjatë intervistës, Dagz u surprizua nga Einxhel. Kjo e fundit u bë pjesë e programit përmes “Skype”.

Ajo ka thënë se Dagz është njeri praktik dhe se nuk të bezdis aspak.

Më pas ajo tha: “Beb? Nuk e di Dagz aty e keni. Ishalla po ia mbush mendjen”.

Mirëpo menjëherë Dj Dagz theksoi se e ka ndarë mendjen prej kohësh: “Po kemi ndonjë të re më tregoni. Se më duket se vetëm unë nuk e dinkam.(qesh) Kujdes! Të ndarë e kam mendjen unë moti.”

Ja çfarë u diskutua në program:

Einxhel: Dagz i bën të gjitha punët e shtëpisë. Ai është në Tiranë, unë në plazh. Dagz është njeri praktik, nuk të bezdis. Nuk kërkon shumë për të ngrënë.

Po për bebin?

Einxhel: A kemi nisur punën, apo do e bëjmë bebin. Se di zemra, Dagz e keni aty pse më pyesni mua. Ishalla po ja mbush mendjen.

Dagz: Të ndarë e kam mendjen unë, prej moti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë reagim pas largimit nga “Big Brother”

Beatrix në gjendje të rënduar psikologjike