MENU
klinika

"Time100"

Cilë janë më të “rëndësishmit” e vitit 2022

24.05.2022 - 10:12

Lista “Time100” për vitin 2022 është publikuar dhe ka shumë emra të mëdhenj në këtë listë!

Lista publikohet çdo vit nga revista Time për të festuar 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Yjet e kopertinës këtë vit janë Zendaya, Simu Liu, CEO i “Apple” Tim Cook, Mary J. Blige dhe kryeministrja Mia Mottley.

Denis Villeneuve për Zendaya: “Ajo është vetë një forcë krijuese autonome. Një ikonë kulturore në zhvillim e sipër. Një person i nxitur nga frymëzimi i pastër, ndjeshmëria dhe respekti për zanatin e saj, që përdor autenticitetin si një superfuqi të re. Ajo duket e patrembur, rrënjët e saj janë të thella dhe më pëlqen që ajo ende qesh si një fëmijë. Zendaya është e ardhmja. Dhe nuk ka asgjë më ngushëlluese për mua. Ky është vetëm fillimi.”

Sandra Oh për Simu Liu: “Simu ka punuar shumë për të kaluar dyert e mbyllura dhe tani ai dëshiron t’i mbajë ato dyer të hapura për të tjerët. Ju e shihni atë duke e bërë këtë përmes mënyrës se si flet kundër dhunës me urrejtje, hapjes së tij për përvojat e tij të izolimit dhe diskriminimit, zgjedhjeve të tij profesionale. Ai është superheroi ynë.”

Ja disa nga artistët dhe personazhet e famshëm që u renditën në listën e këtij viti

Zendaya

Adele

Jon Batiste

Mary J. Blige

Quinta Brunson

Pete Davidson

Ariana DeBose

Hwang Dong-hyuk

Andrew Garfield

Kris Jenner

Zoë Kravitz

Mila Kunis

Miranda Lambert

Simu Liu

Sarah Jessica Parker

Issa Rae

Keanu Reeves

Amanda Seyfried

Jeremy Strong

Jazmine Sullivan

Channing Tatum

Ahmir “Questlove” Thompson

Taika Waititi

Oprah Winfrey

Michelle Yeoh

Michelle Zauner