MENU
klinika

Dy kërkesa që frenojnë Realin

“Lajthit” e ëma e Mbappe, kërkon 100 mln euro komision

12.05.2022 - 13:09

Futbolli ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, një rol shumë përcaktues në transferimin e lojtarëve kanë marrë agjentët, shpesh duke i shtyrë lojtarët të largohen falas për të përfituar më pas komisione të çmendura, rasti tipik dhe më i padëgjuar vjen së fundmi në lidhje me Kylian Mbappe.

E ardhmja e tij vijon të bëjë shumë bujë, por së fundmi Le Parisen ka zbuluar një detaj shumë domethënës, njëkohësisht edhe pika kyçe e zgjidhjes së kësaj enigme.

Mamaja e tij, Fayza Lamari, njëkohësisht edhe agjente e Mbappe, i ka kërkuar Real Madrid 100 milionë euro komision për të dërguar djalin e saj në kryeqytetin spanjoll. Kjo kërkesë ka bërë që drejtuesit e Real Madrid të hezitojnë.

Gjithashtu, një tjetër pikë kyçe në negociata është edhe e drejta e imazhit, përfaqësuesit e Mbappe kërkojnë që lojtari të këtë 100% të drejta mbi imazhin, ndërsa Real Madrid i ofron 50%. Të njëjtën kërkesë, përfaqësuesit e Mbappe i kanë bërë edhe përfaqësueses franceze, ku edhe në këtë rast, kërkojnë 100% të drejtat e imazhit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN