Red Bull sheh para vetëm kuq në provat e para të lira të Çmimit të Madh të Spanjës. Të dy Ferrari-t i paraprijnë Red Bull-it të kampionit në fuqi. Koha më e mirë për Charles Leclerc përpara Carlos Sainz, 79 të mijëtat prapa.
Verstappen i treti është 336 të mijëtat, por nuk e ka thënë fjalën e fundit. Fernando Alonso (i pesti në +0,940) rrëshqet mes Mercedesit të George Russell (i katërti me 762 të mijëta nga Leclerc) dhe Leëis Hamilton, me këtë të fundit që vijon larg vendeve të para.
Të shtunën do të zhvillohet gara për pole-position, ndërsa të dielën do të diskutohet Çmimi i Madh i Barcelonës. Pas 5 garave të para kryeson Leclerc me 104 pikë, ndjekur nga Verstappen me 85, Perez 66, Rusell 59, Sainz 53 dhe Hamilton 36. Si skuderi, Ferrari është para Red Bull me 6 pikë.