MENU
klinika

Shqiptarët e rrethuar

Letra e Isës, Ibrahim Pashës: Na jepni armë

01.05.2022 - 11:52

         “Stamboul” ka botuar, të hënën e 26 gushtit 1912, në faqen n°2, shkresën e Isa Boletinit, për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Në Mal të Zi, Isa Boletini i dërgon nga Mitrovica, shkresën e mëposhtme, Ibrahim Pashës:

“Malazezët dogjën fshatrat myslimanë përgjatë lumit Lim, midis Akvës dhe Beranës.

Banorët myslimanë të këtij rajoni, janë objekt i sulmeve të vazhdueshme. Në pamundësi për të qëndruar indiferent, në prani të kësaj situate vendosa t’u shkoj në ndihmë.

Megjithatë, meqenëse armët që kam në dispozicion nuk janë të përdorshme, ju lutemi jepni komandantit urdhrat e nevojshme për të më dhënë, kundrejt një fature, armë, municione, rroba në sasi të mjaftueshme, me bindjen se qasja ime ka për qëllim të vetëm të mbrojë nderin dhe prestigjin e atdheut dhe të qeverisë.”

Bajram Curri dhe Riza bej Gjakova, nga ana e tyre, kërkuan 3 000 mauzerë (pushkë), për t’u shkuar në ndihmë Gucisë dhe Beranës, të rrethuara nga malazezët.