MENU
klinika

Veprimi që nxiti dyshimet

Lidhja e re e Robertit kris marrëdhënien e tij me Norën?

16.05.2022 - 10:51

Këngëtari i njohur, Robert Berisha bëri me dije pak ditë më parë se tashmë është një lidhje. Ai thuhet se është në një romancë me bukuroshen Laureta Maqedonci.

Mirëpo, thuhet se lidhja e re e Robertit ka “krisur” marrëdhënien e tij me Nora Istrefin. Tashmë ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ende nuk dihet nëse ky veprim i tyre ka lidhje me dashurinë e re të Robertit.

Pak ditë më parë, ishte vetë Roberti ai që tha se tashmë ndihet i lumtur. Gjithashtu,ai tha se prej vitesh i është përkushtuar vajzës dhe karrierës së tij.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, ka thënë më herët këngëtari.

Mirëpo, a ka ndërmend ai të martohet?

Ja si u përgjig vetë këngëtari:

“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”.

Kujtojmë që Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë një vajzë që quhet Renee nga martesa që kanë patur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN