MENU
klinika

OBSH në alarm

Lija e majmunëve/ Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinën

22.05.2022 - 16:57

Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur karantinën e detyrueshme 21 ditore për çdo person që infektohet me virusin e lisë së majmunëve.

Ky vendim i autoriteteve shëndetësore belge vjen pasi u regjistruan tre raste në vend.

Të parat u regjistruan të premten dhe janë të lidhura me një festival në qytetin e Antwerp. Ndërkohë është paralajmëruar që të ketë rritje të rasteve me linë e majmunëve në Britaninë e Madhe gjatë 2-3 javëve të ardhshme, shkruan Daily Mail.

Sipas shifrave, lija e majmunëve është një sëmundje e rrallë virale që vret rreth 10% të njerëzve që godet. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.

Lia e majmunëve, më e zakonshme në perëndim dhe qendër të Afrikës, shkakton sëmurje të lehtë, të karakterizuar me temperaturë dhe gunga në trup. I identifikuar fillimisht në majmunë, sëmundja përhapet në raste të kontaktit shumë të afërt dhe rrallë ka dalë jashtë Afrikës. Shkencëtarët nuk presin shpërthim sikurse të koronavirusit, sepse ky virus nuk përhapet lehtë sikurse SARS-COV-2.

Deri më tani janë 14 vendet që kanë konfimuar raste të prekura me linë e majmunëve.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin