MENU
klinika

Për çfarë bëhet fjalë?

Luana Vjollca rikthehet me mesazhin e fuqishëm

13.05.2022 - 11:00

Në nismë e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca ka ardhur me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige përballë kamerës në episodin e parë Luana u shpreh se “Thuaje” është një zë i saj i cili ajo të shërbejë si zëri i atyre që nuk kanë një të tillë. Ajo dëshiron të tregojë një anë tjetër të medaljes dhe jo vetëm atë anë perfekte që ne shprehim në rrjetet sociale nëpërmjet pesë historive të saj personale që sipas saj e kanë bërë të arrijë sot aty ku është.

Si fillim ajo ka vendosur të flasë për një temë mjaft delikate siç është bullizmi. Luana është shprehur se kjo ka qenë një etapë e jetës së saj që ajo e ka përjetuar vetë në heshtje por në atë vetmi ajo e ka vuajtur shumë. Kjo eksperience e ka ndryshuar shumë atë si njeri duke e bërë atë një person më introvert dhe më të mbyllur në guaskën e saj. Luana ka folur për presionin e vazhdueshëm që ka patur për pamjen e jashtme kur shpesh është quajtur anoreksike dhe më pas tepër e “bërë apo plastike”. Ajo e mbyll videon me mesazhin mjaft positiv-“ Nuk është problemi tek ti por tek ata, sepse janë ata nuk e duan veten e tyre. Kështu që duajeni veten dhe ecni përpara”. Në episodet në vazhdim Luana ka paralajmëruar se do ndalet akoma më shumë për këtë temë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure