MENU
klinika

Thyen heshtjen

Luana Vjollca vjen me programin e ri (detajet)

10.05.2022 - 10:06

Po bëhet tashmë më shumë se një vit që Luana Vjollca nuk është pjesë e ekranit me projekte televizive.

Por kjo periudhë që për fansat e saj u duk dhe u komentua si një pushim në fakt duket të jetë ‘qetësia para stuhisë’.
Ditët e fundit prezantuesja shqiptare ka bërë bujë të madhe dhe është përfolur shumë në median rozë.

Instagrami’ i saj me më shumë se dy milion ndjekës pësoi një ndryshim dhe u dyshua se llogaria e saj ishte ‘hackuar’ pasi çdo postim dhe fotografi u fshi përfshirë edhe fotografinë e profilit.

Më ne fund Luana e ka thyer heshtjen.

“Pas 1 viti… luanavjollca thuaje”, shkruhet në profilin zyrtar të Luanës e cila ka vendosur emrin e programit në Instagramin e saj personal thuaje.luanavjollca.

Por çfarë do të na thotë Luana me Thuaje?!

Vetë Luana ka publikuar një video shumë emocionuese ku shihet rrugëtimi i karrierës së saj ndër vite. Nuk janë pak, 15 vite më parë!

Kujtojmë se pak kohë më parë Luana na zbuloi pak më shumë mbi këtë projekt që ka punuar fort prej më shumë se një vit.

“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje” shprehej Luana Vjollca në deklaratën që dha kur lajmëroi vendimin e saj për largimin nga Top Channel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN