MENU
klinika

Sa vjeç mbush moderatorja?

Marina Vjollca feston ditëlindjen, urimin më të bukur ia bën Getoari

17.05.2022 - 11:31

Kjo e martë është e veçantë për moderatoren, Marina Vjollca. Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 32 vjeçe. Moderatorja ka marrë shumë urime, ku natyrisht nuk kishte se si të mungonte ai i bashkëshortit, Getoar Selimi, i cili ka ndarë një foto të saj në Instagram.

“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku”, ka shkruar Geti krahas imazhit të Marinës ku shihet me vajzën e tyre, Marget.

Kujtojmë që çifti janë të martuar që nga viti 2017, ndërsa mirëpritën vajzën në nëntor të vitit të kaluar./abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Getoari ka ditëlindjen, dedikimi i Marinës

“Doja të të uroja më të mirat, por ti tashmë më ke mua”