Gjimnasti 20-vjeçar rus Ivan Kuliak, që u bë i njohur për mbajtjen e simbolit “Z” të ushtrisë ruse gjatë pushtimit të Ukrainë, është pezulluar me një vit nga të gjitha eventet.
Ngjarja e shëmtuar ndodhi në mars të këtij viti, gjatë një turneu në Katar. Kuliak mori medaljen e bronzit dhe në podium u ngjit duke mbajtur simbolin “Z” në gjoks. Ndërkohë që medaljen e artë në atë garë e mori një gjimnast ukrainas.
Përveç pezullimit, gjimnasti rus humbi edhe medaljen e bronzit. Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës nisi një hetim për atë ngjarje dhe mori një vendim disiplinor karshi të riut rus.
Z-wearing gymnast Ivan Kuliak will be stripped of his bronze medal and banned for one year.
The terms of his 1-year ban are written to be consecutive with the general ban on all 🇷🇺 athletes.
His ban will range from 14 to 20 months depending on how future events unfold pic.twitter.com/r8REGfHJSJ
— The Medal Count (@TheMedalCount_) May 17, 2022
Kuliak ka 21 ditë kohë për të apeluar këtë dënim. Gjimnasti do të kthejë pas shpërblimin e marrë për atë medalje si dhe shpenzimet e gjyqit (2500 franca zvicerane në total).