MENU
klinika

Për dy ditë me radhë

Mbi 54 avionë dhe 19 tragete me tifozë për finalen

24.05.2022 - 13:12

CEO i TIA-s Costandin von Albensleben, ka folur për trafikun e vizitorëve me rastin e finales së Conference League. Ai ka deklaruar se sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 nga tifozët dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë.

“Trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, disa nga tifozëve kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, gjithashtu dhe dy ekipet e futbollit Roma dhe Feynoord do të vijnë sot.”

Përmes tragetit të linjës Bari-Durrës, kanë mbërritur në Tiranë. Mësohet se rreth 100 tifozë kanë mbërritur në port, të gjithë të organizuar e shoqëruar nga forcat e rendit, për t’u akomoduar më pas në autobuzët e vënë në dispozicion.

Disa do të akomodohen në Tiranë e disa në Durrës. Këta janë tifozët e parë të skuadrës italiane që mbërrijnë në Shqipëri, teksa numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë orët në vijim dhe ditën e nesërme, pasi janë 19 tragete që do të vijnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kupat me kalimin e kohës i zë pluhuri, por sot…”

Veliaj apel tifozëve: Dua që t’i lënë mënjanë zënkat