MENU
klinika

Serie A, Java 37

Me mendjen te Tirana, Roma ngec me vendin e fundit

14.05.2022 - 22:44

Roma rrezikon që sezonin e ardhshëm të mos marrë pjesë në kupat e Evropës, të paktën përmes Serie A, vetëm nëse triumfon në finalen e Tiranës në Conference League. Verdhekuqtë e Jose Mourinhos nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 me Venezian.

Edhe një ndeshje që luhej në “Olimpico” me stadiumin plot, duket se Roma më shumë e ka mendjen te finalja e Conference League në Tiranë, pasi nuk arrin të fitojë as me vendin e fundit në Serie A.

50 sekonda u kanë mjaftuar miqve për të gjetur golin e avantazhit me Okereke, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes së verdhekuqve dhe ka dërgaur topin në rrjetë.

Në minutën e 32-të, Venezia ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë Sofian Kiyine, i cili është ndëshkuar nga arbitri për një goditje të ndaluar ndaj Lorenzo Pellegrini-t. Pavarësisht superioritetit numerik, skuadra e Jose Mourinho-s e ka patur të vështirë të gjejë rrugën e golit.

Gol që ka ardhur në minutën e 76-të dhe është shënuar nga Shomurodov. Roma mbetet në vendin e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Venezia, që siç u tha më lart ka rënë tashmë nga kategoria, në të fundit me 26 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Masa strike edhe finalen e Tiranës

UEFA paralajmëron biletashitësit e paautorizuar