The Weeknd është artisti me më shumë nominime në Billboard Music Awards për këtë vit për 17 trofe, duke përfshirë Top Hot 100 Artist, Top Colaboration për këngën e tij “Save Your Tears” me Ariana Grande si dhe Albumi më i mirë R&B për albumin e tij të pestë “Dawn FM”.
I njohur për falseton e tij të përsosur, tekstet e trishta dhe ritmet e ngadalta, 32-vjeçari nga Toronto, Kanada, ka mahnitur dëgjuesit për më shumë se një dekadë tani me një varg hitesh si “Wicked Games”, “Blinding Lights”, “Call Out My Name”, “I Can’t Feel My Face”, dhe së fundmi “Out of Time.”
I lindur Abel Makkonen Tesfaye, ai ka përdorur The Weeknd si një emër skenik. Duke emigruar nga Etiopia në fund të viteve 1980, prindërit e tij Makkonen Tesfaye dhe Samra Tesfaye zbarkuan në Toronto. Por ata u ndanë dhe ai dhe nëna e tij ndanë një apartament të vogël me gjyshen e tij në periferi.
Ai u largua nga shkolla në moshën 17-vjeçare dhe u shpërngul më vete si adoleshent. Për të mbijetuar në apartamentin e tij të ri me një dhomë gjumi, ai dhe shoku i tij, vidhnin ushqim nga një dyqan ushqimor aty pranë dhe do të paguanin qiranë e tyre prej duke përdorur paratë që ai fitonte nga shitja e marihuanës.
Në intervistën e tij në “Guardian’ ai kujtoi një përplasje me policinë që përfundoi me disa netë burg. Abel thotë se ajo eksperiencë e bëri të kuptojë që duhet të ndryshojë jetën e tij.
Menaxheri i Drake, Oliver El-Khatib, e ndihmoi atë si fillim duke i postuar këngët në blogun e tij.
Ndikimet e tij muzikore janë pikërisht aq të ndryshme sa mund ta imagjinoni. Ndërsa ai i tha Vanity Fair në një intervistë të vitit 2015 se kënga e Michael Jackson “Don’t Stop ‘til You Get Enough” është me të vërtetë kënga që më ndihmoi të gjeja zërin e tij, ai gjithashtu kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij duke dëgjuar muzikën etiopiane të nënës së tij.
Në fillim ai shmangte intervistat dhe të publikonte foto qëllimisht dhe sipas tij kjo ishte ishte se ai gjithmonë e urrente mënyrën se si dukej në kamera. Por doli të ishte një veprim i zgjuar: “Unë kurrë nuk e vura fytyrën me muzikën time, e cila në fakt e bëri atë shumë më misterioze. Ajo funksionoi në favorin tim dhe e përdora për aq kohë sa munda”- shpjegoi ai.