MENU
klinika

E ardhmja e yllit francez

Merr fund gjithçka, zyrtarizohet Mbappe

21.05.2022 - 21:03

Prej më shumë se një viti është diskutuar shumë për të ardhmen e Kylian Mbappe, por sonte gjithcka mori fund. Ylli francez do të qëndrojë te PSG për të paktën edhe 3 vjet të tjera.

Është vetë klubi francez që bëri të ditur nëpërmjet profileve zyrtare dhe tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Dy ditët e fundit në fakt pësuan një kthesë të fortë dhe tani erdhi rinovimi.

“Jam shumë i lumtur të vazhdoj aventurën time këtu te Paris Saint-Germain. Të qëndroj në Paris, qyteti im. Shpresoj të vazhdoj të bëj atë që preferoj të bëj me ju të gjithë… të fitojmë tituj bashkë! Faleminderit shumë”, ka thënë sulmuesi i PSG-së.

Shifrat e marrëveshjes – Numri 7 i PSG-së duke se është bindur nga projekt teknik i presidentit Al Khelaifi. Me shumë, ato që kanë ndikuar te vendimi i lojtarit kanë qenë shifrat që do të shoqërojnë Mbappe në vitet e ardhshëm.

Francezi, në fakt, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare prej 50 milionë eurosh (neto) në sezon, me 100% të të drejtave të imazhit që do të menaxhohen nga lojtari. Ndër të tjera, në momentin e firmës në kontratë, Mbappe do të përfitojë 120 milionë euro si “bonus besnikërie”. Kështu, lojtari do të fitojë 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme.