MENU
klinika

NBA, play-off

Mësohet finalisti i parë në Lindje, e hapur në Perëndim

13.05.2022 - 10:10

Miami Heat është ekipi i parë finalisti i play off-it në Konferencën e Lindjes. Skuadra nga Florida fitoi 99-90 ndaj Philadelphia jashtë fushe, duke mbyllur 4-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale.

Një fitore e merituar e Miami, që zhvilloi një ndeshje të mirë në fushën e Philadelphia. Butler me 32 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërsa Maxey e Embiid realizuan nga 20 pikë secili për vendasit, por që nuk mjaftuan. Philadelphia eliminohet, ndërsa Miami do të presë në finale fituesin mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics.

Ndërsa në Konferencën e Perëndimit barazohet 3-3 seria e takimeve mes Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns. Skuadra e Dallas fitoi bindshëm 113-86 ndaj Phoenix në takimin e gjashtë gjysmëfinal, në një ndeshje të dominuar nga teksanët.

Luka Doncic realizoi 33 pikë e 11 rebound për Dallas, duke qenë më i miri në fushë. Për Suns, Ayton realizoi 21 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN