Është folur jo pak për një rikthim të Lionel Messit te Barcelona, por është shumë më e komplikuar dhe e ardhmja e argjentinasit nuk dihet. Verën e kaluar ai nënshkroi me PSG-në deri në qershor të vitit 2023, por zërat për destinacionin e tij të ardhshëm nuk ndalen.
Babai i lojtarit në fakt shprehu dëshirën e tij, fundjavën e kaluar, që ai të rikthehet në Camp Nou, një dëshirë e duartrokitur dhe mbështetur nga Joan Laporta. Por kjo mundësi hipotetike është çdo ditë më larg: në Argjentinë sigurojnë se karriera e tij do të vazhdojë në Miami.
Messi planifikon të marrë 35% të Inter Miami dhe më pas t’i bashkohet ekipit amerikan në vitin 2023, pasi marrëdhënia e tij me PSG-në të përfundojë. Pra, sezonin e ardhshëm ai do të vazhdojë të garojë në Evropë, ku konkurrenca është më e lartë dhe do të mund të përgatitet më mirë për Botërorin në Katar, i cili do të zhvillohet në fund të këtij viti.
Leo ka një shtëpi në qytetin amerikan dhe e ka shprehur dëshirën për të luajtur në MSL. “Gjithmonë kam thënë se do të doja të jetoja përvojën e ligës së Shteteve të Bashkuara, por nuk është për momentin”, tha ish-kapiteni një vit e gjysmë më parë.
David Beckham, një nga pronarët e Inter Miami, ka vite që po teston nënshkrimin e tij. Në këtë vit të parë te PSG, Messi ka luajtur 33 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 13 asiste.