MENU
klinika

Ligue 1, Java 37

Messi rikthehet me dopietë, Mbappe 2 asist dhe gol

14.05.2022 - 23:00

Pas 3 barazimeve radhazi, PSG është rikthyer te fitorja në kampionat, duke bindur me “poker” golash në fushën e Montpellier. Fitorja 0-4 nuk lë shumë vend për të diskutuar për dominimin për kampionët e Ligue 1.

Sfida e luajtur në Stade de la Mosson ka patur për protagoniste Lionel Messi-n, Kylian Mbappe-në dhe Angel di Maria-n. I pari ka qenë autor i një dygolëshi në minutën e 6-të dhe të 20-të.

I dyti ka qenë autori i dy asisteve për dy golat e Messi-t dhe ka shënuar golin e katërt në minutën e 60-të. Francezi është përfshirë në realizimin e 71 golave në këtë sezon për klubin dhe kombëtaren. Totali më i mirë për një lojtar francez në shekullin e 21-të.

I treti, Di Maria, ka realizuar golin e tretë në minutën e 26-të me një goditje të bukur fluturimthi, me topin që ka përfunduar në rrjetë edhe falë një devijimi të mbrojtjes. Një ndeshje që vlen sa për statistikë, duke parë së PSG e ka siguruar titullin prej disa javësh, ndërsa Montpellier nuk luante më për asnjë objektiv në kampionat, ku mban vendin e 13-të me 43 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon