MENU
klinika

“E ardhmja do jetë ndryshe”

Messi: Virusi më la pasoja, “Topin e Artë” e meriton…

30.05.2022 - 18:27

Lionel Messi ka treguar për situatën e rëndë shëndetësore që e ka kaluar në kohën kur ishte i infektuar me koronavirus. Argjentinasi tha se infektimi me këtë virus e ka lënë me pasoja, sidomos në mushkëri.

“E vërteta është se ai më goditi shumë fort. Simptoma shumë të ngjashme me ato të shumicës supozoj. Shumë kollë, dhimbje fyti, temperaturë. Por, më la me pasoja.

Më la me shumë pasoja në mushkëri. Unë nuk mund të stërvitesha. U ktheva dhe një muaj e gjysmë nuk munda të vrapoja sepse më kishte prekur mushkëritë”, tha Messi për “TyC Sports”.

“Nuk u tremba, por hej, të thonë aq shumë sa nuk më linin të filloja. Madje kam filluar më herët se sa duhej të kisha filluar dhe kjo ishte më keq. Për të përshpejtuar më vonë përfundoi duke më lënduar, por nuk munda të duroja më. Doja të dilja për vrap, të stërvitesha dhe në fund ishte më keq”, shtoi 34-vjeçari.

Nga vera e vitit të kaluar është pjesë e Paris Saint-Germainit. Sipas Lionel Messit, Karim Benzema e meriton që ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit. Rreth asaj se kush do ta fitojë këtë trofe të çmuar, argjentinasi tha se nuk ka dyshime:

“Mendoj se nuk ka dyshime. Është shumë e qartë se Benzema pati një vit spektakolar. Në Ligën e Kampionëve ishte kyç, që nga e 16-ta e tutje në të gjitha ndeshjet. Mendoj se nuk ka dyshime këtë vit”, tha Messi për “TyC Sports”.

Lionel Messi ka paralajmëruar se në sezonin e ardhshëm do të jetë ndryshe. Ai në sezonin e parë (2021/22) me Paris Saint-Germainin ishte larg atij që ishim mësuar ta shohim te Barcelona:

“Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë për mua me Paris Saint-Germain, jam i sigurt. Nuk ishte e lehtë pas asaj vere të çmendur. Ishte vërtet e vështirë të kuptoja se çfarë ndodhi, nuk prisja të largohesha nga Barcelona – ishte një tronditje.

Duke menduar për mua, individualisht dhe atë që ndodhi këtë vit, mendoj të jem në gjendje ta kthej situatën, të mos kem ndjenjën se kam ndryshuar klub dhe se nuk më ka shkuar mirë.

E di që ky vit do të jetë ndryshe, tashmë jam i përgatitur për atë që do të vijë, e njoh klubin, e njoh qytetin, jam pak më rehat me dhomën e zhveshjes, me shokët e mi dhe e di që do të jetë më ndryshe”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon