Nisi faza e ndeshjeve finale në NBA. Miami Heat fitoi 118-107 ndaj Boston Celtics në finalen e parë play off në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje.
Sfidë e komanduar nga ekipi nga Florida, që në këto finale ka faktorin fushë në favorin e saj. Ndeshje mjaft e mirë për Jimmy Butler, që realizoi 41 pikë për Miami, lojtari më i mirë në fushë.
Nuk zhgënjeu as Herro, me 18 pikë duke e nisur ndeshjen nga stoli, i vlerësuar këtë sezon si “lojtari i gjashtë më i mirë”. Në kahun tjetër, Jayson Tatum realizoi 29 pikë e Brown 24, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Skuadra e Miami e shfrytëzoi mjaft mirë këtë mundësi të parë në fushën e saj, duke qenë edhe ekipi me rekordin më të mirë në Lindje.