MENU
klinika

Mbërrijnë verdhekuqtë

“Mirësevjen në Romën e vogël, mister Mourinho”

24.05.2022 - 17:00

Skuadra e Romës mbërriti në Tiranë dhe mbështetësit shqiptarë të skuadrës verdhekuqe kanë bërë gati një mesazh për teknikun portugez, Jose Murinho.

Në sheshin “Nënë Tereza”, në një banderolë gjigante shkruhet: “Mirësevjen në Romën e vogël, mister Mourinho”, teksa portugezi shihet në një motor.

Autobusi i skuadrës së kryeqytetit italian do të kalojë në këtë zonë për t’u akomoduar në hotel, teksa pritet me padurim reagimi i Mourinhos teksa ta shohë këtë mesazh.