MENU
klinika

Në ‘skaner’ vendimmarrjet e Bordit të Naftës dhe atij Ushqimeve

Misioni i FMN ‘zbret’ në Tiranë

16.05.2022 - 16:26

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po viziton këto ditë Shqipërinë, duke monitoruar nga afër ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar nga kriza energjetike dhe konflikti ushtarak në Ukrainë.

Veç informimit për treguesit makroekonomike dhe projeksionet, ekipi i FMN-së ka përfshirë në axhendë edhe diskutimin mbi disa vendimmarrje të qeverisë.

Mësohet se në të paktën dy takime të zhvilluara deri më tani është diskutuar për vendimmarrjen e bordeve të transparencës; atij për çmimin e naftës dhe atij për çmimin e ushqimeve.
Në këto vizita janë planifikuar një serë takimesh më zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, për t’u përmbyllur më pas me takime me krerët e institucioneve.

Në listën e çështjeve për të cilat zyrtarët e FMN-së kanë ardhur të informohen në Shqipëri janë:

-Financimi buxhetor për 2022-23 dhe planifikimi i emergjencës

– Ndikimi i normave më të larta të interesit dhe kërkesa për obligacione shtetërore

– Mendimi paraprak për buxhetin e vitit 2023

– Bordet e transparencës së karburantit dhe ushqimit dhe kontrolli i marzhit të fitimit

-Parashikimet për të ardhmen makroekonomie etj.

Vizita e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri ka nisur me 12 maj dhe planifikohet të zgjasë deri me datën 19 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN