MENU
klinika

Pas datës 24 tetor

Modelet iPhone ku WhatsApp do të ndalojë se funksionuari

23.05.2022 - 09:37

WhatsApp ka planifikuar ti japë fund mbështetjes për iOS 10 dhe 11. Përdoruesve të iPhone ju është dërguar një njoftim ku ju kërkohet të instalojnë versionin më të fundit të sistemit operativ mobile nëse duan të vazhdojnë me përdorimin e aplikacionit pas datës 24 Tetor.

Një artikull është publikuar në faqen e mbështetjes së WhatsApp ku kompania rekomandon që përdoruesit e iPhone duhet të paktën të kenë të instaluar iOS 12.

Nëse keni ende një iPhone 5S, iPhone 6 dhe 6S, ju mund të vazhdoni të përdorni WhatsApp por nëse keni një iPhone 5 apo iPhone 5C atëherë duhet të konsideroni blerjen e një telefon më të ri.

iPhone 5 dhe 5C janë telefonë të cilët sillen në duart e konsumatorëve prej një dekade dhe shanset janë që lëvizja nuk do të prekë shumë njerëz. Megjithatë ende miliona njerëz në mbarë botën varen nga WhatsApp për komunikim dhe me shumë gjasa ende do të ketë iPhone 5 dhe 5C në përdorim.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit