MENU
klinika

Aktorja i rikthehet teatrit

Monika Lubonja “pa shpresa” për televizionin

22.05.2022 - 11:29

Mund të themi pa ndrojtje se Monika Lubonja ishte ndër të vetmit ishbanorë të “Big Brother” që doli ‘duarbosh’ nga ky reality. Ndonëse bashkudhëtarët e saj morën projekte apo dhurata të majme, aktorja mbeti pa asnjë ftesë. Pakënaqësinë e saj, Monika, e shprehu që në netët ‘prime’ të spektaklit ku iu dhuruan vetëm fustane.

Pas përfundimit të “Big Brother”, aktorja ka qenë e ftuar në disa emisione, ku shpeshherë ka lënë të kuptojë se është e gatshme për projekte dhe ftesa, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për të. E duket se me largimin e famës së këtij formati, ajo është “dorëzuar”, duke u rikthyer te profesioni i saj. Aktualisht, Monika është e angazhuar në shfaqjet e reja që po përgatiten.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë këtë javë, ku shfaqet së bashku me koleget, Olta Daku dhe Jonida Vokshi. Tri gratë kanë qenë duke konsumuar një bisedë miqësore mes tyre dhe sigurisht që angazhimet e tyre kanë qenë në qendër të vëmendjes.

E rikthyer tashmë në profesionin e saj, ajo po angazhohet seriozisht me teatrin, duke fikur të gjithë shpresat për t’u shndërruar në një ikonë televizive. Për mungesën e ftesës nga televizioni për të qenë pjesë e programacionit ka folur edhe vetë ish-banorja e “Big Brother”. Duke mos e fshehur zhgënjimin që mori dhuratë vetëm disa fustane, ajo u shpreh se në ëndrrat e saj do të ishte një teatër për fëmijët.

“Sigurisht që pata pakënaqësi. Unë shumë herë kam shprehur dëshirën shumë të madhe, arsyeja që hyra në ‘BB VIP’. Unë doja të ai teatër që u mungon fëmijëve, të ishte shumë ndryshe që mund të fillojë nga mosha 5 vjeç, 12 vjeç, 13 vjeç,. Kam dashur një emision për fëmijët. Strategji shqiptare, jo patenta.

Ne shkruam disa dëshira ku unë përmenda dhe emisionin, takimin me Olta Dakun dhe me Erion Veliajn dhe Teatrin. Monikës nuk ka nevojë t’i sjellë njeri fustane dhe kostume. Jam veshur historikisht, ka qenë një nga pasionet e mia. Kam qenë shumë e mirë rritur në fëmijëri dhe adoleshencë.”

Por duket se veç pakënaqësive me produksionin, aktorja nuk i ka kursyer edhe ironitë për miqësitë e krijuara brenda formatit. Pak ditë më parë, gjatë një interviste, këngëtari Sabian Medini i habiti të gjithë me deklaratën e tij, kur u shpreh se personi që kishte përfituar më shumë nga ai ishte ‘vëllai’ i tij Iliri. Pas kësaj deklarate la të nënkuptohej se miqësia e tij me balerinin nuk ishte e njëjta si në “Big Brother Vip”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Monika, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar këngëtarin në lidhje me miqësinë me balerinin.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu ‘ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët transit do jenë… vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdha të thuash vëlla, motër, besnikëri… por ti prapë s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh, mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më”. “Gjylja e madhe plasi, e unë s’kam ç’të bej tjetër , po po, çfarë të bëj”, shkruan Monika krahas videos për dy miqtë, që pati disa konfrontime të ashpra brenda lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia që nisi në "Big Brother VIP"

Monika Lubonja “zyrtarizon” marrëdhënien me pilotin

"Më mirë të jesh e divorcuar sesa..."

Monika Lubonja rrëfen paragjykimet pas divorcit!


Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën