MENU
klinika

Në nder të legjendës

Moto GP tërheq numrin 46 nga garat e veta

16.05.2022 - 17:03

Numri 46 që ka mbajtur përgjatë gjithë karrierës së tij piloti italian Valentino Rossi do të tërhiqet përgjithnjë nga garat e kampionatit të Moto GP.

Më 28 maj, gjatë garës së Çmimit të Madh të Italisë, që do të zhvillohet në pistën e Mugello, do të kryhet edhe ceremonia e tërheqjes përgjithnjë nga garat e numrit ikonë në sportin e motoçiklizmit.

Rossi ka garuar me numri 46 për 26 sezone me radhë, duke u bërë një markë e njohur në sport, në nivel global. Në karrierën e tij, “Doktori” fitoi 9 titujt kampionë bote në të gjitha kategoritë, duke arritur 125 fitore e 235 podiume.

Valentino Rossi u tërhoq nga sporti në fund të sezonit të kaluar, në moshën 42-vjeçare. Më pas, Rossi hyri në “Hollin e Famës” në MotoGP, ndërkohë që tani do ta shoqërojë edhe numri legjendar 46. Në garat e motoçiklizmit, numri 46 do të ekzistojë vetëm si pjesë e skuadrës së vetë pilotit italian “Mooney VR46 Racing Team”.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon