MENU
klinika

Premier League, Java 37

Mposhtet Arsenal, shpërdoron Champions

16.05.2022 - 23:01

Arsenal ka gabuar gjithçka në transfertën ndaj Newcastle me londinezët që dolën të mposhtur me rezultatin 2-0. Deçiziv në këtë ndeshje ishte autogoli i mbrojtësit Ben White në pjesën e dytë ndërsa tashmë topçinjtë humbasin vendin e katërt.

Sa i takon kronikës së sfidës, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta nuk patën sjelljen e duhur në fushë edhe pse në lojë ishte një objektiv i madh, si sigurimi i kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Vendasit ishin më të karikuar se kurrë dhe sinjalin e parë e dhanë nëpërmjet Sean Longstaff që u ndal nga portieri Ramsdale në minutën e 18-të. Ndërsa, sërish në pjesën e parë, në të 36-tën, Newcastle rrezikoi me anë të Allan Saint-Maximin teksa edhe në këtë moment, hero i Arsenal ishte portieri Ramsdale.

Megjithatë, ky i fundit nuk mund të bënte asgjë në fraksionin e dytë teksa në minutën e 55-të, Ben White devijoi gabimisht topin në portën e tij duek kaluar në avantazh “qymyrxhinnjtë”. Në vazhdim, miqtë provuan të rikthenin baraspeshën, por përfunduan duke pësuar edhe një tjetër gol, këtë herë me Guimaraes.

Pas këtij rezultati Arsenal humbet vendin e katërt, pozicion që tashmë kalon në pronësinë e Tottenham. Topçinjtë renditen të pestët me 66 pikë, dy më pak se Spurs ndërsa kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e kampionatit, nuk kanë më në duar fatet e tyre për kualifikimin në Champions dhe duhet të shpresojnë te një hap fal i skuadrës së Antonio Contes. Nga ana tjetër, Newcastle ngjitet në vendin e 12-të me 46 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri holandez: Është gjigant

Erik ten Hag elozhe për Ronadon, do qëndrojë CR7?