MENU
klinika

Zgjedhja në krye të Malit të Zi

Nazarko: Abazoviç, brez i ri, iu kundërvu me guxim dinosaurëve, por flet dhe jetëson gjuhën e pajtimit

02.05.2022 - 13:59

Analisti Mentor Nazarko, këtë të hënë në një intervistë për ABC Live ka folur për zgjedhjen e Dritan Abazoviç në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Nazarko në fjalën e tij është shprehur se entuziazmi për ta quajtur fitore  duke ju referuar si kryeministër shqiptar e dëmton reputacionin e tij në krye të qeverisë së Malit të Zi, ne një shoqëri me shumicë sllave dhe rajon shumë delikat.

““I gjithë ky entuziazëm është me natyrë emocionale dhe zemra nuk të çon larg pa trurin, pa arsyen.. Kori publik  që e ka përsëritur shprehjen për tre kryeministra shqiptarë në Ballkan duhet që të mos vijojë më pasi rezonon me sulmet qe i vijnë atij nga partitë pro serbe.  Ai është kryeministër i Malit të Zi, i shërben shtetit dhe vendit të vet, me kontributin për integrimin europian; stabilitetin, luftën kujdes korrupsionit, etj. Po, ai është shqiptar dhe i besimit mysliman, si e tregojnë fotot e tij sot duke falur Bajramin në xhaminë e Ulqinit, dhe po pastaj?   Qeverisja e kryeministrave shqiptarë si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk është një model, që të flasim me entuziazëm për shqiptarësinë e tij.

Abazoviç përfaqëson një brez të ri në politikën ballkanike, krejt ndryshe nga ata që ai i quan dinosaurët e viteve të 90-a. Gjithmonë student i shkëlqyer, ai është produkt universitetesh të hapësirës ish jugosllave, por dhe nordike. Ndër të tjera ai ka theksuar se Abazoviç është një personazh i guximshëm, por dhe i dijshëm,  që si alkimist ka arritur që të bëjë të mundur bashkimin e interesave të partive pro-serbe, pro-malazeze, shqiptare, kroate, dhe boshnjake..

Po, Abazoviç në raport me partitë e shumta që ka Mali i Zi ka bërë kapërcim politik, duke kaluar nga një shumicë ekzistuese dhe duke krijuar një shumicë të re, por ama pa tradhtuar vlerat e tij,  duke ruajtur boshtin euroatlantik të Malit të Zi. Në qeverinë e tij bashkëjetojnë  parti, pro serbe, nje pro malazeze, shqiptare, boshnjak etj, që tregon  aftësinë e tij për të gjeneruar konsensus. “Në fund të fundit, kjo cilësi e tij është natyrale: ai vjen nga Ulqini, qytet me mbivendosje qytetërimesh, romake, ilire, bizantine, turke, sllave, hebreje, arabe, etj dhe koncepti i bashkëjetesës është diçka e lindur për një qytetar ulqinak. Ai është pragmatik, natyrisht.

Ai është njeriu që ka kuptuar se interesi i përbashkët i qytetarëve që jetojnë në Malin e Zi dhe në Ballkan është përparimi ekonomik dhe kulturor. Ai është kritikuar si “tradhtar” nga malazezë, serbë, shqiptarë, dhe kjo shumësia e cilësive që i kanë veshur është forca e tij: ai ka prishur statuskuonë e paragjykimeve, dogmave tona kombëtare apo dhe interesave. Ai do që ta forcojë dhe begatojë shtetin e tij, e si pasojë dhe kombin e tij,” ka thënë ai.

Gjithashtu analisti është shprehur se Abazoviç, kozmopolit i hershem, është pro hapjes së kufijve në Ballkan, pasi kjo është më e mirë./abcnews.al