MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur?

Ndërpritet mësimi në shkollat e mesme në M. e Veriut

11.05.2022 - 11:40

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka vendosur që vitit shkollor në arsimin e mesëm të përfundoj më 10 qershor dhe se nuk do të ketë vazhdim të mësimit, për shkak të humbjes nga greva në arsim.

Me këtë vendim është vërtetuar numri i ditëve të mësimit gjatë vitit shkollor 2021/2022 në shkollat e mesme, kështu që janë përcaktuar 146 ditë mësimi dhe se me këtë nuk ka vazhdim të vitit shkollor.

Ndërkohë nuk ka një vendim për arsimin fillor, derisa ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia e vazhdimit të mësimit edhe pas datës 10 qershor për të kompensuar atë që ka humbur.