MENU
klinika

Ekspertja shpjegon pse ndodh kjo

Ndiheni të uritur menjëherë pasi keni ngrënë mëngjes?

21.05.2022 - 08:19

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm pasi ju mban energjik. Por a ju ka ndodhur që të ndiheni të uritur shumë shpejt pasi keni ngrënë këtë vakt? Ekspertët pohojnë se ndoshta nuk merrni mjaftueshëm lëndë ushqyese, veçanërisht proteina.

Nutricionistja Amy Shapiro thotë se proteinat janë thelbësore për sigurimin e energjisë dhe madje edhe menaxhimin e ndryshimeve të humorit. Përveç kësaj, ato rregullojnë tretjen dhe ekuilibrin hormonal. Kur e filloni ditën me një mëngjes të pasur me proteina, niveli i sheqerit në gjak do të jetë normal.

Nga ana tjetër, nëse hani diçka nga furra buke, drithëra dhe të ngjashme, ai nivel rritet ndjeshëm, por bie ndjeshëm, dhe për këtë arsye, shumë shpejt, pas një vakti, ju përsëri ndjeni uri. Shapiro rekomandon konsumimin e 0,8 gram proteina për kilogram të peshës trupore në ditë.

Ky numër nuk është unik për të gjithë, por mund të rritet ose ulet, në varësi të nivelit të aktivitetit tuaj, shëndetit tuaj dhe qëllimeve tuaja dietike. Ajo sugjeroi gjithashtu disa vakte që ishin ideale për orët e mëngjesit:

Vezët

“Vezët janë të pasura me kolinë dhe vitaminë D, por edhe proteina – një vezë përmban 7 gram proteina, kështu që nëse bëni një omëletë me dy vezë dhe shtoni shumë perime, do të keni 14 gram proteina të kombinuara me fibra, vitamina dhe minerale.” thotë ajo.

Farat Chia me kos, ose në formë pudingu

Ky mëngjes është për ata që preferojnë ushqimet e ëmbla në mëngjes. Një porcion kosi ka 14 gram proteina dhe kur shtoni farat chia, si burim yndyrash të shëndetshme, dhe 5 gram proteina bimore, keni bërë kombinimin perfekt.