MENU
klinika

Trajneri: Ushqimin ta shërbejnë vetë

“Në fillim detyrat”, Mascherano e nis me dorë të hekurt

20.05.2022 - 21:00

Javier Mascherano e ka marrë seriozisht trajningut. Ish-mesfushori i njohur argjentinas u tërhoq nga futbolli në nëntorin e vitit 2020, teksa në 1 janarin e këtij viti u emërua trajneri i Argjentinës U20.

37-vjeçari, i cili ishte një “trajner” në fushë edhe gjatë kohës kur luante vetë, ka vendosur disa rregulla që duhen zbatuar nga të gjithë. Lojtarët duhet të bëjnë detyrat e shkollës, duke nisur prej pastrimit dhe larjes së këpucëve të futbollit.

Askush nuk do u shërbejë ushqim, atë duhet ta bëjnë vetë lojtarët, të cilët duhet të mbledhin pjatat pas drekës që konsumojnë së bashku. Ata duhet të studiojnë gjuhën angleze gjatë kohës së lirë.

jo vetëm, edhe dhomat e zhveshjes duhen mbajtur pastër, shumë pastër. Detyra u takon lojtarëve të rinj, të cilët duhet të rregullojnë dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, të gjithë duhet të lexojnë libra në aeroport kur iu duhet të udhëtojnë për ndeshje.

Ashtu ka ndodhur siç dallohet në foto, me djemtë që shihen duke kryer detyrat e shkollës, kush tepër i rëndësishëm për trajnerin Mascherano, sidomos për vetë lojtarët…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon