MENU
klinika

Java tjetër vendimtare

Nëna e Mbappe: Dy oferta të njëjta, vendos Kylian

20.05.2022 - 15:15

Nëna e Kylian Mbappé, Fayza Lamari, thyen heshtjen e saj për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint-Germain: “Kemi një ofertë nga Real Madrid dhe një nga PSG për ta rinovuar kontratën. Ka ardhur koha që Kylian të vendosë.

Dy propozimet janë ekuivalente ekonomikisht, nuk ka dallime të mëdha, por presim që Mbappe të bëjë zgjedhjen e tij. Nuk ka negociata të tjera”, – tha ajo për “Kora Plus”.

Ndërkohë, Mauricio Pochettino nuk i largon dyshimet për të ardhmen e 23-vjeçarit, kampion bote me Francën më 2018. Trajneri i Paris Saint-Germain, i cili foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Metz, iu përgjigj një pyetjeje për sulmuesin:

“Nuk e di vendimin e tij, është një çështje personale që përfshin vetëm Mbappe dhe klubin. Edhe nëse do të kisha informacione, nuk jam personi i duhur për të bërë njoftime. Varet nga klubi dhe lojtari”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN