MENU
klinika

Çiklizëm

Nesër starton “Giro d’Italia”, fillon nga Budapesti

05.05.2022 - 14:13

Ditën e premte, më 6 maj, do të nisë edicioni nr.105 i Xhiros së Italisë, një nga tre eventet më të mëdha të sportit të çiklizimit në botë. Ky edicion do të nisë nga Hungaria, ku do të zhvillohen tri etapat e para dhe më pas garat do të spostohen në Itali.

Gjithsej, gjatë 21 etapave, çiklistët do të përshkojnë 3,445 kilometra. Etapa e dytë dhe ajo e fundit (21) do të jenë kronometër individual ndërkohë që gjatë tri javëve gara çiklistët do të zhvillojnë edhe tri ditë pushim.

Etapa e fundit do të përfundojë në Verona. Në këtë turne marrin pjesë 11 skuadra. Disa nga çiklistët pretendentë për fitimin e këtij turneu janë Mark Cavendish, Arnaud Demare, Richard Carapaz, Simon Yates, Mikel Landa, Tom Dumolin, Joao Almeida etj. Një event që parashikohet i fortë dhe emocionues.