MENU
klinika

“Forumi Ekonomik Botëror”

Nga Zvicra, Kurti i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

26.05.2022 - 10:31

Gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, Kurti shkruan se në kuadër të Forumit i është drejtuar Shtëpisë Greke duke i kërkuar që t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Takimet tona kulturore dhe diplomatike bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”, shkruan ndër të tjera Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja mesazhi i Nikos Dendias për çështjet e “nxehta” në Ballkan

Greqia jep sinjale të njohjes së Kosovës!

Çfarë thotë Kurti për marrëveshjen e Washington?

“Nuk do ta imagjinoja kurrë bashkimin Kosovë-Shqipëri…”