MENU
klinika

Ja kërkesa e Alibeajt

Nis procedura e zgjedhjes së Presidentit, fillon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

04.05.2022 - 13:06

Ashtu siç është përcaktuar, kanë nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të përcaktohet dhe axhenda për raundet e votimit në Kuvend.

Në Konferencën e Kryetarëve, e cila nisi rreth orës 12:30, ku të pranishëm janë kryetarët e grupeve parlamentare, PD ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet live për mediat. Kerkesa eshte miratuar.

CFARË PRITET TË NDODH
Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje direkte për ‘News24’ tha se në këtë seancë do të ketë vendimmarrje për seancën e parë të raundit të parë dhe nuk pritet të ketë konsultime dhe negociata mes krerëve.

Kujtojmë se grupi i punës së ngritur nga maxhoranca, i përbërë nga Taulant Balla, Damian Gjinkuri dhe Elisa Spiropali, ka mbledhur propozimet e deputëtëve të PS-së të cilët kanë dorëzuar një zarf, me 3 emra kandidatësh.

Ndërkohë, në mbledhje është ftuar që të marrë pjesë edhe Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit të PD-së, edhe pse u shkarkua nga Kuvendi i 30 prillit.
Përcaktohet që deri në raundin e tretë palët mund të votojnë një emër konsensual.

Por nëse nuk ndodh kjo gjë, atëherë maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të presidentin e ri.

Po ashtu, Gjençaj tha se PS përveç propozimit të brendshëm përmes zarfeve, ka hapur dhe konsultimin me shoqërinë civile si dhe e-maili zyrtar ku priten propozimet nga qytetarët. Në fund të këtij procesi pritet të kemi dhe një përmbledhje të të gjitha emrave të kandidaturave, dhe më pas do të kalojnë në një filtër.

Në deklaratat e tij kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS. Nga ana tjetër, PS është shprehur e gatshme për gjetjen e një emri konsensual me opozitën, por deri më tani gjasat janë të pakta për një emërues të përbashkët për kreun e shtetit.