MENU
klinika

"Opinioni publik i di të gjitha, por…"

Një peshk i madh në rrjetën e SPAK? Ngjela tregon lëvizjen që duhet të ndodhë

13.05.2022 - 09:58

Avokati Spartak Ngjela tha se besimi do të vijë kur SPAK të godasë një peshk të madh, një Kryeministër ose ish-Kryeministër, një President ose ish-President.

Ai u shpreh se vetëm kur të vihet para drejtësisë një nga përgjegjësit e varfërisë, shqiptarët do të thonë se ky institucion drejtësie është i pavarur.

“Besimi është psikologji, nuk është logjikë. Kur do vijë psikologjia për ta ngritur moralin për drejtësinë e SPAK-ut në Shqipëri? Kur të godasë një peshk të madh, një Kryeministër ose ish-Kryeministër, një President ose ish-President, që opinioni publik e di që është i korruptuar. Opinioni publik i di të gjitha, por nuk ka pasur besim dhe thotë që këta kanë dhe pushtetin gjyqësor. Kur të shikojë që një Kryeministër ose ish-Kryeministër, një President ose ish-President vihet përpara përgjegjësisë nga SPAK, rritet vlera e SPAK.

Dëgjoni të them diçka, unë nuk kam këtë bindje timen përballë një pushteti gjyqësor, për gjykatën të paktën. Personaliteti i një gjykate a e di kur vjen, te pafajësia. Dhe personaliteti i një gjykate si kjo vjen kur ti godet ata që populli mendon se janë përgjegjësit e kësaj varfërie”, theksoi avokati.