MENU
klinika

Detajet

Noizy dhe Loredana surprizojnë fansat me një bashkëpunim

31.05.2022 - 09:24

A jeni gati? Noizy dhe Loredana kanë gati një surprizë shumë të bukur për fansat e tyre. Një këngë e re po vjen.

Po, po e lexuat mirë! Një bashkëpunim mes Noizyt dhe Loredanës pritet të publikohet shumë shpejt.

Dyshja kanë bashkuar forcat dhe kanë vendosur të surprizojnë ndjekësit.

“Reporteri. Net” shkruan se dyshja e ka përfunduar regjistrimin e këngës. Tashmë për dy ose tre ditë ata do të nisin xhirimet e klipit.

Mesa duket Noizy nuk po ndalet! Pasi publikoi bashkëpunimin me Ardian Bujupin, tashmë do të publikohet kënga e radhës me Loredanën.

Kujtojmë që Loredana dhe Noizy u panë bashkë në një eveniment të një marke të njohur gjermane, ku një model i një makine elektronike u prezantua.

Neymar Jr është ambasadori i saj dhe Noizy dhe Loredana publikuan “story” asokohe.

Nga ana tjetër, Noizy po përgatitet për koncertin që e ka konsideruar si më të madhin në hip-hopin shqiptar.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqipëri, s’ja keni idenë se farë përmasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe international, a jeni gati për ne Gusht? Shume shpejt vjen dhe data e sakte për këtë Koncert,”– ka shkruar Noizy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U shfaqën në rrjetet sociale krah njëri-tjetrit

Ja çfarë i bëri bashkë Loredanën, Noizy-n dhe Neymar Jr


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?