Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka deklaruar se nuk i takon Rusisë të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda duhet t’i bashkohen NATO-s apo jo. Këtë deklaratë Kirby e bëri pas qëndrimit të presidentit rus Vladimir Putin i cili paralajmëroi se Finlanda po gabohet me anëtarësimin e saj në NATO.john kirby
Ndërkaq, vetë presidenti i Finlandës ka konfirmuar se vendi i tij do të aplikojë zyrtarisht për t’u bërë pjesë e NATO-s. Po ashtu edhe Suedia është afër anëtarësimit në aleancën ushtarake, ndërsa ministrat e Jashtëm të bllokut vazhdojnë bisedimet në Berlin.
Më herët, presidenti i Finlandës Sauli Niinisto deklaroi se anëtarësimi në NATO i vendit të tij nuk do të ndryshonte gjeografinë dhe se Finlanda do të kishte ende një kufi të madh tokësor dhe detar me Rusinë.
Ndërkaq, presidenti i Finlandës pati një bisedë me Vladimir Putin ditën e djeshme gjatë së cilës lideri rus iu drejtua se Finlanda do të gabohej nëse i bashkohej NATO-s. Por nga ana e tij, presidenti i Finlandës nuk dyshon se Rusia është e gatshme të vazhdojë me qasjen agresive të saj teksa solli në vëmendje shembullin e Norvegjisë, tashmë anëtare e NATO-s dhe në kufi me Rusinë ndërsa mban marrëdhënie me Moskën.