MENU
klinika

Borrell tregon ambiguitetin e BE-së

“Nuk jemi në luftë me Rusinë, por po mbështesim…”

14.05.2022 - 18:10

Sipas diplomatit më të lartë të BE-së, Josep Borrell, vendet e G7 nuk janë në luftë me Rusinë apo me popullin rus, por ata po ofrojnë mbështetje për viktimat e pushtimit rus në Ukrainë.

“Ne, G7, nuk jemi në luftë me Rusinë apo popullin rus. Vendimi rus për të sulmuar Ukrainën u mor nga liderë që refuzojnë përgjegjësinë demokratike. Ne do të ofrojmë mbështetjen tonë për ata që janë viktima të represionit,” shkruajti në një mesazh në Twitter Josep Borrell, pas takimit të ministrave të jashtëm të G7.

Rikujtojmë se Bashkimi Europian pritet të miratojë një tjetër paketë me ndihma ushtarake, me vlerë prej 500 milion eurosh për Ukrainën.