MENU
klinika

“Pata emocione kur më uruan”

Olsi i kërkoi papritur Eglit një fëmijë

27.05.2022 - 10:29

Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli janë një ndër çiftet më simpatike në showbizin shqiptar. Së fundmi, Olsi ka qenë i ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e tij personale si dhe profesionale.

Mirëpo, gjatë bisedës Olsi u ndal edhe te Egli.

Pak javë më parë, aktori i humorit festoi ditëlindjen e tij të 24-të ku të ftuar kishte personazhe të shumtë. Por barku, që dukej paska i rrumbullakosur i Eglit, ra menjëherë në sy, ku shumë hamendësuan që ajo mund të jetë shtatzënë.

Ishte vetë Egli, ajo e cila në një prononcim për “Iconstyle.al” më herët mohoi zërat për shtatzëninë e saj. (kliko këtu)

Ajo dhe Olsi s’do të bëhen ende prindër tani për tani, ndërsa kanë të gjithë kohën përpara për të shijuar njëri-tjetrin dhe karrierën e tyre në ngjitje.

Për këtë gjë, foli edhe aktori. Në fakt, ai zbuloi se si reagoi kur qarkulloi lajmi për “shtatzëninë” e Eglit.

“Në fakt kisha njëfarë emocioni se po më shkruanin njerëzit mesazhe se qarkulloi lajmi. Pata një lloj emocioni, me thënë të drejtën u kënaqa. I thashë Eglit: “Ta bëjmë një ne? Jemi që jemi?” ‘Kur festova 24-vjetorin qarkulloi shumë në rrjet se isha shtatzënë, por në fakt nuk jam’”- theksoi Olsi duke qeshur.