MENU
klinika

Në kërkim për trafik droge nga Spanja

Operacioni “Lugo”, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

07.05.2022 - 09:59

Arrestohet nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Antonio Xhaferi, 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.