MENU
klinika

Forumi Ballkanik për trafikimin e qenieve njerëzore

Osmani: 60% e viktimave në Kosovë janë vajza nën 18 vjeç

25.05.2022 - 10:33

Në fjalën e saj në Forumin Ballkanik për trafikimin e qenieve njerëzore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se trafikimi është njollë shqetësuese për njerëzimin dhe se trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e rendit.

Osmani tha se 60% e rasteve të viktimave në Kosovë janë vajza nën moshën 18 vjeç.

Osmani tha se mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të thotë ti thuash jo garantimit për të drejtat e njeriut.

“Trafikimi jo vetëm krim i rëndë dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Është njollë shqetësuese për njerëzit.

Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit për të rritur aktivitetin e tyre. Problemi qëndron te fakti se te pjesa më e madhe e shoqes risë e mendon si diçka të largët.

Trafikimi nuk njeh racë nuk njeh gjini nuk jeh moshë. trafikantët kanë përfituar nga mjerimi i të varfërve, pasurohen nga të varfrit. 27 milionë gra. Vajza dhe burra trafikohen në vit nga çdo anë e botës. 3 të 4 e viktimave e trafikantëve në BE janë vajza të reja. 60% e rasteve të viktimave janë nën moshën 18 vjeçare në Kosovë.

Statistikat vazhdojnë të jenë të mangëta. Fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave është parakusht për luftimin e këtij fenomeni. Ti thuash jo Kosovës në Këshillin e Evropës do të thotë ti thuash jo garantimit për të drejtat e njeriut,” tha Osmani.