MENU
klinika

“Korrektim të pagave për fundjavën, turnet e II dhe të III”

Paralajmërimi i ministres për bizneset: Përshkallëzojmë penalitetet për mosdeklarimin

16.05.2022 - 12:45

Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat. Kështu deklaroi Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë e Financave teksa foli për rezultatet e njësisë Anti-informalitet paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.

Ajo foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta dhe ditët në fundjavë.

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin.Dikuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues. Duhet të përqendrohemi në analiza risku. Dua t’u bëj thirrje tatimpaguesve në fushën e sigurisë, të siguracioneve që mos ta përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore. Të përdorin ato forma pagesash që janë të parashikuara në ligj, Tregu i sigurimeve ka dhe tregje të tjera të ngjashme. Kjo analizë na shërbeu për të hedhur më shumë dritë.”, tha ajo.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!